Me rezultat 2-1, Liverpooli ka fituar përballë Aston Villas në ndeshjen e mbetur nga java e 33-të në Ligën Premier.
Pas një harkimi në zonë, Douglas Luiz kërceu për të goditur me kokë, ndërsa priti Alisson, mirëpo reagimi i mesfushorit ishte i menjëhershëm për të realizuar golin e epërsisë (3’).
Nuk vonoi reagimi i mysafirëve për t’i barazuar shifrat kur Joel Matip u gjend më së miri në zonë dhe në vendin e duhur për të shënuar (6’).
Gjysma e parë u mbyll me shifra identike (1-1), ndërsa në fraksionin e dytë, Redsat e përmbysën rezultatin.
Falë një harkimi të mirë në zonë nga Luis Diaz, Sadio Mane realizoi me kokë nga afërsia për golin e fitores (65’).
Falë kësaj fitoreje, Liverpooli e ka barazuar Manchester Cityn me pikë (nga 86) në tabelën e Ligës Premier, mirëpo Citizens kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...