Liverpooli e ka fituar ndeshjen e javës së parafundit të Ligën Premier si mysafir i Newcastle United, në të cilën u shënuan pesë gola (3-2).
Pas një harkimi nga këndi të Trent Alexander-Arnold, Virgil Van Dijk kërceu më së larti për ta zhbllokuar rezultatin (13’).
Mirëpo, Christian Atsu e barazoi rezultatin (20’) pas një topi të kthyer nga goditja e Solomon Rondon.
Një tjetër asistim të mirë nga Alexander-Arnold e shfrytëzoi Mohamed Salah për ta rikthyer epërsinë e mysafirëve.
Në vazhdim rrezikuan Sadio Manie dhe Daniel Sturridge për ta ngritur epërsinë, mirëpo Salomon Randon ua dha goditjen Redsave duke e barazuar rezultatin (54’).
Në minutën e 66-të u inkuadrua në lojë mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri (në vend të Georginio Wijnaldum) në përpjekje që t’i ndihmonte skuadrës për të triumfuar. Menjëherë pas u lëndua Mohamed Salah, i cili u detyrua ta lëshonte fushën.
Një harkim të Xherdan Shaqiri nga gjuajtja e lirë e shfrytëzoi Divock Origi duke e shënuar golin e fitores (86’).
Me këtë fitore, Liverpooli është në vend të parë në tabelë me dy pikë më shumë se Manchester City që të hënën luan kundër Leicester Cityt. Ndeshja e fundit e Redsave këtë edicion është kundër Wolverhampton Wanderers.
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...