Liverpooli ka shënuar fitore ndaj Manchester Cityt në kuadër të gjysmëfinales së FA Cup me rezultat 3-2.
Ndeshja e zhvilluar në Wembley ishte shumë e bukur dhe me raste nga të dyja palët, por The Reds shumë shpejtë zhbllokuan ndeshjen.
Një harkim në zonë nga këndi, gjeti kokën e Ibrahima Konate që shënoi për 1-0 në minutën e 9-të.
Pas vetëm disa minutash portieri i Manchester Cityt, Zackary Steffen bën gabim trashanik dhe ia dhuro topin Sadio Manes që shënon për 2-0.
Kur pritej që të mbyllej pjesa e parë, një aksion i bukur i Liverpool u kthye në gol.
Harkim-pasimi i Thaigo Alcantara gjeti Sadio Manen i cili goditi me volej më të parën duke e gjetur golin për 3-0.
Por me të filluar pjesa e dytë, Man City u kthye në lojë duke e gjetur menjëherë rrjetën.
Jeack Grealish shënoi në minutën e 47-të për 3-1 pas një aksioni të bukur.
Krejt çka bën Manchester City, ishte dhe një gol në fundin e ndeshjes, kur Bernardo Silva shënoi në portën e zbrazët për 3-2.
Liverpooli kalon në finale të FA Cup ku pret fituesin e ndeshjes Chelsea – Crystal Palace.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën