Liverpooli e ka finalizuar marrëveshjen për Fabio Carvalhon, të cilin do ta transferojë për pesë milionë euro plus shtesat në afatin kalimtar veror nga Fulhami.
Anësori kishte arritur marrëveshje për kushtet personale që në afatin kalimtar të janarit, mirëpo klubi i tij e refuzoi ofertën e parë të Redsave dhe më pas nuk pati kohë për një ofertë të re.
Jurgen Klopp nuk e humbi asnjëherë interesimin për 19-vjeçarin dhe e ka siguruar marrëveshjen para se të bëhej lojtar i lirë, kur edhe mund të merrte oferta tjera.
Lojtari i ka përfunduar edhe ekzaminimet mjekësore dhe nga 1 korriku (pasi t’i përfundojë zyrtarisht kontrata me Fulhamin) do të jetë futbollist i Liverpoolit. Njoftimi zyrtar për transferimin pritet të bëhet në muajin e ardhshëm.
Excl: Fabio Carvalho to Liverpool, here we go. Done deal. Medical already completed with Fulham permission. 5 million fee plus 2.7m add ons, sell-on clause included. Contract until 2027. ??? #LFC
NO plan to loan him back. Announcement in May.
More: https://t.co/2HjY2Sly2H pic.twitter.com/Wd2EOYYqqm
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 7, 2022
Sipas The Guardian, shtesat do të jenë rreth 2.7 milionë euro, ndërsa eksperti i transferimeve Fabrizio Romano njofton se kontrata do të jetë deri në vitin 2027 dhe në të është përfshirë klauzola e shitjes eventuale. /Telegrafi/
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...