Pas paraqitjeve të jashtëzakonshme në Premierligë, Liverpool është kthyer për të dëshpëruar në Kupën Fa.
Lojtarët e Jurgen Klopp u eleminuan nga kjo garë pasi pësuan nga Wolverhampton me rezultatin 2:1.
Ishin vendasit që kaluan në epërsi të parët, me anë të sulmuesit meksikan, Raul Jimenez, në minutën e 38, shkruan lajmi.net.
Reagimi i “The Reds” erdhi në minutën e 51’ kur belgu Divock Origi realizoi një gol të bukur për 1:1.
Por, vetëm katër minuta më vonë, vendasit befasuan për herë të dytë, duke realizuar me anë të Ruben Neves për 2:1.
Wolverhampton kështu befason për herë të dytë brenda pak ditëve, pasi më herët kishin mposhtur Tottenhamin me rezultatin 3:1, në Premierligë.
Kujtojmë se në këtë ndeshje ishte Xherdan Shaqiri që pati një mundësi të artë për të barazuar, por gjuajtjen e tij të lirë e ndali shtylla.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...