Paulo Dybala është ende një enigmë te Juventusi, pasi këtë sezon thuajse nuk ka luajtur fare, por në pritje për të kuptuar se kur do të mund të shkelë argjentinasi sërish fushën e lojës, nga Anglia flasin për një ofertë të parë zyrtare të ardhur në orët e fundit në Torino.
Pas disa sondazheve të bëra nga Reali i Madridit, PSG-ja apo edhe Barcelona, që mendon për një shkëmbim kokë më kokë me Griezmannin, janë të kuqtë e Premier Ligës ata që tregojnë seriozitet për numrin 10 bardhezi: 70 milionë euro Juventusit për kartonin dhe 12 milionë euro neto në vit 27-vjeçarit.
Kampionët në fuqi të Anglisë, të cilët përgatiten të lëshojnë fronin e tyre, duan që të bëjnë disa ndryshime për sezonin e ardhshëm, ku hapi i parë duket “divorci” me Salah, i cili mund të ketë krisur marrëdhënien e tij me trajnerin Jurgen Klopp, por të sigurt në ishull janë për një sherr të ndodhur me shokun e repartit, Sadio Mane.
Prandaj, me Salahun që përshëndet “Anfield Road”, ai që do të merrte vendin e egjiptianit do të ishte Dybala.
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë