Liverpooli e do me çdo kusht lojtarin e Ajaxit

08:58 | 18 Prill 2018
Arbresh.info

Mesfushori nga Maroku i Ajaxit të Amsterdamit, Hakim Ziyech, po kërkohet në Premierligën angleze, transmeton arbresh.info.

Futbollisti i lindur në vitin 1993 po kërkohet nga skuadra e Liverpoolit pas një edicioni shumë të mirë në Holandë ku në 36 paraqitje ka shënuar tetë gola dhe ka bërë 15 asiste.

Për shërbimet e tij është interesuar edhe skuadra e Romës në Itali.

Mbetet të shihet se në cilin ekip do të përfundojë lojtari në fjalë. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme