Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp po përballet me një dilemë përzgjedhjeje për skuadrën e tij në Ligën e Kampionëve dhe mund të duhet të heqë dy lojtarë që të regjistrojë transferimin e ri, Cody Gakpo.
Reprezentuesi holandez iu bashkua Liverpoolit këtë muaj pas një gjysmë sezoni mbresëlënës me PSV Eindhoven, ku ka shënuar 13 gola dhe dhuruar 14 asistime.
Lëndimet afatgjata të Diogo Jota dhe Luis Diaz kanë bërë që Reds të vihen pas Gakpo, i cili pritet të jetë një yll i ardhshëm dhe titullar i rregullt në Anfield.
Megjithatë, Klopp do të duhet të marrë një vendim të ndërlikuar në lidhje me skuadrën e tij prej 25 lojtarësh për pjesën e mbetur të Ligës së Kampionëve kur të rifillojë muajin e ardhshëm.
Liverpooli kishte një skuadër prej 24 lojtarësh në fazën e grupeve pasi nuk kishte mjaft lojtarë vendas për t’u kualifikuar. Por, me përfshirjen e Gakpos, një lojtar nga skuadra e fazës së grupeve do të duhet të hiqet nga lista.
Naby Keita dhe Alex Oxlade-Chamberlain munguan për shkak të lëndimit, por tani janë mjaftueshëm të aftë për t’u përfshirë, me të dy që janë paraqitur gjatë kësaj periudhe. Të qenit anglez gjithashtu nuk i ndihmon shumë Ox-Chamberlainit.
Gjysma e tetë lojtarëve vendas të Liverpoolit duhet të llogariten si ‘të stërvitur në klub’, gjë që 29-vjeçari nuk është pasi nënshkroi nga Arsenali në vitin 2018. Vetëm tre nga shtatë lojtarët e tyre në fazat e grupeve ishin lojtar të akademisë, duke komplikuar përfshirje të mëtejshme.
Një mënyrë për të futur një lojtar shtesë do të jetë regjistrimi i Stefan Bajcetic si lojtar i ‘Listës B’. 18-vjeçari iu bashkua Liverpoolit nga Celta Vigo në vitin 2020, duke kaluar zyrtarisht kufirin dy-vjeçar muajin e kaluar dhe duke plotësuar kërkesën për të qenë U-21.
Klopp do të duhet të heqë dy lojtarë nëse dëshiron të marrë Gakpon dhe Oxlade-Chamberlain dhe Keita janë favorit.
Mungesa të mundshme janë portieri Adrian dhe i huazuari Arthur Melo, i cili aktualisht është jashtë fushës për një problem në kofshë.
Mbështetësit e Liverpool janë të etur që klubi të investojë në një mesfushor këtë muaj, megjithëse biznesi i tyre duket i përfunduar pas ardhjes së Gakpo.
Ata janë lidhur me një lëvizje për mesfushorin e Wolverhampton Wanderers, Matheus Nunes, edhe pse një lëvizje do të duhej të priste verën, pasi lojtari luajti dy ndeshje për Sporting përpara se të transferohej te Wolves në gusht dhe rregullat e FIFA-s ndalojnë një lojtar që të përfaqësoj më shumë se dy klube në sezon. /Telegrafi/
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...