David Alaba pritet të largohet në fund të sezonit nga Bayern Munichu, ndërsa nuk mungojnë klubet e interesuara për shërbimet e tij.
Mbrojtësi i Bayern Munichut ka refuzuar deri më tani të nënshkruaj një kontratë të re të përmirësuar me Bavarezët.
Drejtuesit e klubit kanë deklaruar tashmë se nuk do t’i ofrojnë më oferta përfaqësuesve të Alabas pasi ka kaluar afati i ultimatumit për t’i pranuar ato.
Kështu, Alaba pritet të largohet nga Bayerni në fund të sezonit ose edhe gjatë afatit të janarit nëse klubet e interesuara duan të paguajnë për të.
Alaba kërkohet nga disa gjigantë evropianë, ku ditëve të fundit u përfol për Interin dhe Juventusin që e duan si lojtar të lirë në verë.
Sipas gazetës AS, tani në garë janë futur edhe anglezët e Liverpoolit dhe Manchester Cityt.
Edhe Juventus, Paris Saint-Germain, Barcelona dhe Real Madrid janë të interesuar në transferimin e 28-vjeçarit të gjithanshëm. /Telegrafi/
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...