Liverpooli, Manchester City dhe Celticu janë ndëshkuar nga UEFA për incidentet që kanë ndodhur në ndeshjet e fundit evropiane.
“Redsat” janë gjobitur me 10 mijë euro për “hyrje të shikuesve në fushë” pasi një numër i tifozëve vrapuan gjatë dhe në fund të ndeshjes në shtëpi të zhvilluar në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër Red Bull Salzburgut, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: Lionel Messi i përgjigjet sfidës së Cristiano Ronaldos për largim nga Barcelona
Salzburgu është gjobitur me 3.250 euro pasi tifozët e tyre hodhën objekte në fushë gjatë disfatës 3 me 2 në Anfield.
City është detyruar të paguaj 15.750 euro për problemet e shkaktuara nga tifozët gjatë ndeshjes në Etihad ndaj Dinamo Zagrebit – të cilët janë dënuar me një gjobë më të rëndë prej 20 mijë eurove.
Celticu është gjobitur me 12 mijë euro nga UEFA për fishekzjarrët e hedhur gjatë fitores 2 me 0 në Evropa Ligë ndaj Clujit./arbresh.info/
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...