Google ADS

Liverpool zyrtarisht ka treshen më të mirë të sulmit në Premier League

16:47 | 27 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Liverpool edhe zyrtarish ka treshen më të mirë të sulmit në Premier League.

“Reds” janë duke u përballur me Southampton në kuadër të Premier Leagye dhe dy golat e Diogo Jotas brenda gjysëm ore u dhanë atyre një epërsi komanduese.

Këta ishin golat e gjashtë dhe të shtatë të Jotas në sezon, që do të thotë se ai u bashkua me shokët e skuadrës, Mohamed Salah dhe Sadio Mane si golashënuesi kryesor i ligës.

Nga ana tjetër, Salah edhe kur nuk shënon, ai gjenë mënyrën për të asistuar.

Momentalisht Liverpool është duke fituar me rezultat 3-0 ndaj Southampton./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme