Liverpool ka zgjedhur 20 lojtarët të cilët do udhëtojnë në Katar për FIFA Kupën e Botës.
Sipas një njoftimi nga klubi, Dejan Lovren do të mungojë për shkak të lëndimit që ka pësuar në ndeshjen ndaj Red Bull Salzburg, mirëpo i përfshirë në listë është mesfushori Geroginio Wijanldum.
Dy lojtarët e rinj Rhian Brewster dhe Harvey Elliott ishin të përfshirë në 23-lojtarët që do udhëtojnë, mirëpo faqja zyrtare e Liverpool ka njoftuar se të dy lojtarët në fjalë nuk do jenë të pranishëm.
Joel Matip dhe Fabinho gjithashtu do mungojnë për shkak të lëndimeve, transmeton portali arbresh.info.
Ndeshja e parë për “Reds” është ndaj klubit meksikan Monterrey këtë të mërkure dhe nëse fitojnë të shtunën do luajnë ndaj Flamengos ose Al-Hilal.
Për Liverpool kjo është hera e dytë që luajnë në Kupën e Botës, pasi ishin pjesëmarrës në vitin 2005, ku u mposhtën në finale nga Sao Paulo me rezultat 1 – 0.
Lojtarët që do të udhëtojnë janë: Alisson, Van Dijk, Wijanldum, Milner, Keita, Firmino, Mane, Salah, Gomez, Adrian, Henderson, Oxlade-Chamberlain, Lallana, Lonergan, Shaqiri, Robertson, Origi, Jones, Alexander-Arnold, Williams./arbresh.info.
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit
Aliu: Kemi eliminuar burokracinë, kemi reduktuar dokumentaci...
Oficeri i FSK-së, diplomon në SHBA