Liverpool thyen rekordin e Man Cityt në Premierligë

23:33 | 26 Korrik 2020
Arbresh Info

Liverpool ka barazuar rekordin e Manchester City për më së shumti fitore brenda një sezoni, me fitoren 1:3 ndaj Newcastle United.

‘The Reds’ kanë fituar titullin e 19-të të Premierligës këtë sezon, falë paraqitjeve të jashtëzakonshme nën drejtimin e Jurgen Klopp.

Ishte titulli i parë për Liverpool pas 30 vitesh, me të fundit që ishte fituar në vitin 1990.

Por, fitorja në ndeshjen e xhiros fundit kundër Newcastle United ishte e veçantë për Liverpool.

Kjo ishte fitorja e 32-të e Liverpoolit këtë sezon, me të cilën ka barazuar rekordin e Manchester City, që në sezonet 2017-18 dhe 2018-19 kishte arritur numër të njëjtë të fitoreve.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme