Liverpool janë duke konsideruar mundësinë për të transferuar mbrojtësin e Sevillas, Diego Carlos.
Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp është duke kërkuar qendërmbrojtës pasi Dejan Lovren dhe Joel Matip janë të lënduar.
Në Kupën e Botës për klubem Jordan Henderson u detyrua të luajë si qendërmbrojtës, transmeton portali arbresh.info.
Sipas raportimeve të fundit, tekniku gjerman e sheh Carlos si lojtari adekuat që mund të luajë pranë Virgil van Dijk.
Ndërsa El Desmarque, ka raportuar se “Reds” janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e brazilianit me vlerë 64 milionë euro në fund të sezonit.
26-vjeçari u transferua te Sevilla gjatë afatit veror nga Nantes për 13.5 milionë euro./arbresh.info.
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës