Liverpool kërkon shërbimet e Kalvin Phillips. Mesfushori i Manchester City-t i cili ka vuajtur mungesën e hapësirave tek ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola mund të jetë një alternativë mjaft e mirë për mesfushën e “The Reds”.
Drejtuesit e Liverpool panë t’u dështonin transferimet e mesfushorëve Romeo Lavia dhe Moises Caicedo, të cilët zgjodhën Chelsea-n para “të kuqve”.
Megjithatë, merkato ende nuk është mbyllur dhe skuadra që luan në Anfield Arena, nënshkroi me mesfushorin 30-vjeçar, Endo, me japonezin i cili la Stuttgart-in.
Por, siç duket drejtuesit nuk janë të kënaqur vetëm me kapitenin e Japonisë. Sipas mediave klubi po monitoron situatën e Kalvin Phillips.
Mesfushori është aktivizuar vetëm në 12 ndeshje në Premier League në sezonin e kaluar me kampionët e Europës, ndërsa në sezonin e ri nuk ka luajtur asnjë minutë në ndeshjet kundër Burnley dhe Newcastle.
Mesfushori është pjesë e pëfaqësueses angleze, me të cilët ka zhvilluar 27 ndeshje dhe me EURO 2024 që fillon vitin e ardhshëm, Phillips duhet lëvizë në mënyrë që të ketë hapësira, pasi nuk dëshiron të mungojë. Kalvin Phillips është pjesë e Manchester City-t që nga korriku i vitit të kaluar kur u transferua nga Leeds United për 49 milionë paund./ss
Kroacia synon të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak ...
Ngjarjet e ditës së sotme
Begaj uron Krishtlindjet: Kjo festë e ndritur na fton të ref...
Vajzat e shtëpisë e ‘kallin’ festën me kërcime sensuale
Disa kuriozitete rreth Krishtlindjes
Rama: Ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë, gëzuar Kri...