Liverpool ka arritur të marrë një tjetër fitore të madhe në kuadër të Premier Leagues, duke mposhtur Chelsean me rezultat bindës 4-1.
‘The Reds’ dominuan ‘blutë e Londrës’ që nga fillimi deri në fund, shkruan Arbresh.info.
Diogo Jota hapi llogarinë e golave në minutën e 23-të nga një asistim i talentit Bradley.
Conor Bradley përveç asistimit realizoi edhe gol, në minutën e 39-të duke dyfsishuar epërsinë e “Reds”.
Ndërkaq në minutën e dytë të kohës shtesë në pjesën e parë Darwin Nunez humbi penalltinë dhe mundësinë për të dërguar rezultatin në 3-0.
Mirëpo pas 65 minutave hungarezi Szboszlai nga një asist i Bradleyt, shënoi golin e tretë për Liverpoolin.
Nkunku gjashtë minuta më vonë shënoi golin e nderit për Chelsean.
Teksa për 4-1 u përkujdes kolumbiani, Luis Diaz në minutën e 79-të.
Pas kësaj fitore Liverpooli vazhdon kryesimin në tabelën e Premier League me 51 pikë, pesë më shumë se ndjekësi i parë Manchester Ciity, i cili ka një ndeshje më pak.
Kujtojmë se Liverpooli në fundjavë luan një tjetër derbi kësaj radhe udhëton në Londër, për t’u përballur me Arsenalin./Arbresh.info/
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...