Liverpool ka arritur të shënoj fitore ndaj Brentfordit me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së dytë në Premier League.
Me nga një gol në secilën pjesë “The Reds” shënuan fitoren e dytë këtë sezon në elitën angleze, shkruan Arbresh.info.
Ndeshja nisi më mirë për të drejtuarit e Arne Slot ku në minutën e 13-të, realizoi Luis Diaz nga një asistim i Diogo Jotas.
Kurse goli i dyti u shënua në minutën e 70-të ku protagonist sërish ishte kolumbiani Diaz.
Ai asistoi për Salahun i cili vulosi fitoren e Liverpoolit.
Pas këtij triumfi Liverpooli është në kuotën e gjashtë pikëve dhe është një ndër katër skuadrat që kanë pikë maksimale pas dy ndeshjeve.
Këtë epitet e gëzojnë edhe Brightoni, Arsenali e Manchester City që fituan dy ndeshjet e para.
Skuadra e Arne Slot ndeshjen e ardhshme e luan ndaj Manchester United në udhëtim./Arbresh.info
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...