Liverpooli ka fituar 4-0 në udhëtim te Bournemouthi në kuadër të javës së 21-të në La Liga.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, por që të dy skuadrat kishin raste të mira shënimi, ndërsa nuk ia dolën t’i konkretizonin ato.
Pjesa e dytë nisi furishëm, me Liverpoolin që realizoi katër herë.
Ishte minuta e 49-të e takimit kur Darwin Nunez realizoi për 1-0 me një asistim të Diogo Jotas.
Në minutën e 71-të, Jota ndryshoi rol nga asistues në golashënues, kur realizoi për 2-0 me asistimin e Cody Gakpos.
Jota shënoi edhe të tretin për Liverpoolin, i dyti personal në ndeshje, ndërsa tani asistues ishte Conor Bradley.
Fitoren e mysafirëve e vulosi Nunez, që realizoi poashtu të dytin personal në minutën e 90+3-të.
Pas javës së 21-të, Liverpooli ka 48 pikë, pesë më shumë se Manchester City, Arsenali dhe Aston Villa, ndërsa në xhiron e 22-të takohet me Chelsean. /Telegrafi/
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza