Liverpool ka refuzuar ofertën e Romes për sulmuesin Xherdan Shaqiri.
Roma është duke kërkuar sulmes pasi Nicolo Zaniolo më shumë mundësi do të humbasë tërë sezonin, transmeton portali arbresh.info.
Zaniolo u lëndua në ndeshjen ndaj Juventus dhe sipas testeve mjekësore të bëra nga gjiganti italian, sezoni për lojtarin ka përfunduar.
Ky rast ka bërë që Roma të kërkojë sulmues dhe i pari në listën e “Romakëve” ishte Shaqiri.
Klubi italian ka kërkuar nga “Reds” huazimin e kosovarit me mundësi blerje në fund të sezonit, por oferta është refuzuar nga Liverpool.
Shaqiri këtë sezon nuk ka mundur të luajë shumë sepse në formacionin e parë luajnë Mohamed Salah, Roberto Firmino dhe Sadio Mane./arbresh.info.
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...