Liverpooli dominoi Real Madridin, duke e mposhtur në “Anfield Road” me rezultat 2-0 në rrethin e pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Një gol i Mac Allister e tjetri i Gapkos i dhanë fitoren e shumëpritur, pas 15 vjetëve, Liverpoolit ndaj kampionit në fuqi të Evropës, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë nga një penallti e humbën Kylian Mbappe dhe Mohamed Salah.
Futbollisti i Real Madridin mori notën më të dobët në ndeshje sipas SofaScore. Vlerësimi i tij ishte 6.3.
Me të njëjtë notën u vlerësua edhe anësori i Liverpoolit Luiz Dias.
Lojtari i ndeshjes u shpall Mac Allister me notën 8.6, teksa vlerësimë të mira patën edhe dy portierët, si Kelleher që priti një penallti, ashtu edhe Courtois që pati pritje të shkëlqyera.
Gardiani i Liverpoolit u vlerësua me notën 7.8, kurse ai i Real Madridin me 7.2/Arbresh.info
🔴✨ Alexis Mac Allister. Man of the Match. pic.twitter.com/EHjQIv4lf6
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 27, 2024
Kompanitë gjermane po ulin gjithnjë e më shumë orët e punës ...
13 persona të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Ugandë
Kurti uron Shqipërinë: 28 Nëntori na bashkon të gjithë shqip...
Parada për 112-vjetorin e Pavarësisë “kthen” në rrënjët e at...
“Emocioni mbetet i njëjtë edhe pas 112 vitesh”, stërnipi i I...
Osmani: Vepra e prof. Repishtit dëshmi e guximit për lirinë ...