Sulmuesi anësor i Real Mallorcas ka shënuar për Reds U23 të hënën derisa stafi po ashtu është duke e testuar portierin tinejxher Ross Sinclair
Liverpool e ka marrë në prova sulmuesin anësor të Real Mallorcas, Angel Sanchez Baro.
20 vjeçari është paraqitur për ekipin e Reds U23 në një miqësore që akademia e klubit ka zhvilluar të hënën e ku talenti ka shënuar një gol në fitore 4-1 kundër Panjab FC.
Sanchez është në prova për Liverpool dhe prin për të siguruar një vend në këtë ekip. Liverpool ka të ndërtuar marrëdhënies shumë të mira me Mallorcan dhe ata pritet që në skuadër ta kthejnë edhe talentin Anderson Arroyo, mbrojtësin qendror kolumbian i cili është i huazuar në skuadrën spanjolle të divizionit të dytë.
Ai ka treguar veten duke shënuar një gol të bukur të hënën, të dytin. Sanchez në këtë ndeshje ka luajtur një orë dhe në fund është zëvendësuar.
Një tjetër lojtar në provë që e ka vënë sot Klopp është portieri i ri Ross Sinclair, i cili po ashtu është paraqitur në ndeshje. Ai ka shkaktuar një penallti por në përgjithësi ka qenë i mirë për skuadrën.
Liverpool pritet që të fus më shumë lojtarë të akademisë në kontrata profesionale këtë vit, ku tashmë e ka bërë më mbrojtësin e ri Nat Philips, sulmuesin Yan Dhanda që pritet të nënshkruaj. Po ashtu kontrata profesionale pritet ti nënshkruhen edhe Curtis Jones dhe Rafa Camacho.
“Ishte një përfundim i mirë i sezonit”, tha trajneri i akademisë Neil Critchley për Goal. “Ende ka shumë trejning për tu bërë para se sezoni të përfundoi”, ka thënë ai.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit