Si të pamposhtur në 14 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, Liverpooli luan sonte (e martë) ndaj një skuadre të cilën ata e kanë mposhtur me rezultat të përgjithshëm 5 me 0 në fazat eliminuese të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.
Liverpooli dhe FC Porto kanë bërë publike njëmbëdhjetshen e tyre startuese për takimin e parë mes tyre në kuadër të çerekfinaleve në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Lideri i Premierë Ligës është i pamposhtur në shtëpi që nga shtatori dhe padyshim se cilësohet në letra si një favorit i plotë ndaj rivalit të sotëm që ka humbur vetëm dy herë gjatë gjithë sezonit.
Skuadra e Jurgen Klopp është e betuar se do të përpiqet për të dhënë gjithçka në mënyrë për të fituar këtë kompeticion dhe nuk mund t’i përballoj sonte ndonjë gabimi ndaj Portos në formë të shkëlqyer që synon të hakmerret nga disfata 5 me 0.
Xherdan Shaqiri është në dispozicion në këtë takim vetëm nga bankina.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 21:00./arbresh.info/
Liverpool: Alisson – Alexander-Arnold, Lovren, van Dijk, Milner – Henderson, Fabinho, Keïta – Salah, Firmino, Mané.
Porto: Casillas, Maxi Pereira, Felipe, Militao, Alex Telles, Corona, Danilo, Oliver, Otavio, Marega, Soares
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...