Liverpool po monitoron sulmuesin e Real Madrid

09:02 | 6 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Liverpool mund të bëjë një lëvizje për sulmuesin e Real Madrid, Karim Benzema në vitin 2022, sipas gazetës spanjolle “El Nacional”.

Raporti thotë se e ardhmja e 33-vjeçarit në klubin e LaLigës është e paqartë për shkak të ardhjeve të mundshme të Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.

Duke qenë kështu, “Reds” thihet se po monitorojnë situatën e Benzemas në Real Madrid.

Kontrata aktuale e francezit skadon në qershor 2023, ndërsa vlera e tij aktuale në treg është 25 milionë euro./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme