Gjiganti angelez dëshiron ta mbajë në ekip yllin egjiptian.
Mohamed Salah pak ditë më parë bëri të ditur se dëshira e tij është të mbetet në ‘Anfield’ deri në fund të karrierës, transmeton lajmi.net.
Salah momentalisht ka kontratë me “The Reds” deri në vitin 2023, ndërsa për të rinovuar ka kërkuar një pagë prej 500 mijë paund në javë.
Liverpool dëshiron ta mbajë në ekip yllin e tyre, megjithatë kërkesat e egjiptianit kanë bërë që palët të mos arrijnë ende marrëveshje.
Ekipi anglez shpreson që të gjejë akordin me sulmuesin në javët në vazhdim dhe të mbyllin çështjen e rinovimit para merkatos së dimrit.
29-vjeçari, po shkëlqen këtë edicion pasi ka realizuar 15 gola e pesë asistime në 12 ndeshje të luajtura në të gjitha garat./lajmi.net/
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...