LeBron James ka arsye të festojë kualifikimin e Liverpoolit në finalen e Ligës së Kampionëve.
LeBron James, është fitimtar edhe jashtë parketit të lojës së basketbollit. Tri herë fitues i titullit në NBA mund të buzëqeshë për kualifikimin e Liverpoolit në finale të Championsit, ku do të përplaset me Realin e Madridit.
Sipas rrjetit ESPN, investimi i kryer në vitin 2011 nga LeBron James, duke blerë 2% të aksioneve të “The Reds” për vetëm 6.5 milionë dollarë, me arritjen e skuadrës së Klopp në finalen e Kievit është pesëfishuar, duke duke shkuar në 32 milionë.
Nuk është hera e parë që LeBron James tregon aftësitë e tij në biznez, pasi edhe në të kaluarën ka investuar me sukses në marka të ndryshme si Beats by Dre dhe Blaze Pizza, transmeton “SS”.
Sipas Forbes, vlera e Liverpoolit, që kthehet pas 11 vitesh në finale të Championsit është rritur nga 477 milionë dollarë në vitin 2010 në 1 miliard e 600 milionë në ditët e sotme.
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...