Google ADS

Liverpool ndalet nga Newcastle

23:24 | 4 Dhjetor 2024
Q L

Liverpool është ndalur nga Newcastle United të mërkurën në Premier League, duke barazuar 3-3 në një ndeshje të zhvilluar në “St. James’ Park”.

Ka qenë Newcastle që e ka gjetur epërsinë e para kur në minutën e tridhjetë e pestë Isak ka realizuar pasi paraprakisht ka kaluar mbrojtësin Virgil van Dijk.

Liverpool ka reaguar në pjesën e dytë dhe në minutën e pesëdhjetë Salah ka asistuar për Jones, i cili e ka barazuar rezultatin. Por Newcastle e ka rimarrë epërsinë në minutën e gjashtëdhjetë e dytë, kur ka shënuar Gordon.

Reagimi i “Reds” ka qenë i shpejtë dhe Salah, pas një pasimi nga Trent Alexander-Arnold, ka barazuar sërish rezultatin në 2-2. Egjiptiani ka vazhduar protagonizmin dhe në minutën e tetëdhjetë e shtatë, pas një tentimi të mëparshëm që ka përfunduar në traversë, ka shënuar për të përmbysur rezultatin në favor të Liverpool.

Megjithatë, Newcastle ka arritur ta shmangë humbjen në minutat shtesë, kur Schar ka realizuar golin e tretë pas një gabimi të Kelleher në pritjen e një goditjeje dënimi nga Guimaraes.

Pavarësisht këtij barazimi, Liverpool mbetet në krye të tabelës me tridhjetë e pesë pikë, shtatë më shumë se Chelsea në vendin e dytë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme