Liverpool ka mposhtur Norwich Cityn duke siguruar kualifikimin në fazën tjetër të EFL Cup.
“Reds” triumfuan me rezultat 0 – 3.
Ishte Minamino që pas vetëm katër minutave u asistua nga Origi dhe kaloi Liverpoolin në epërsi (4′), me këtë rezultat edhe u mbyll pjesa e parë.
Norwich kishte rastin e artë të barazonte, por Tzolis dështoi nga pika e bardhë.
Në pjesën e dytë, Origi pas një asistimi të Tsimikas dyfishoi epërsinë (50′).
Ndërsa, ishte sërish Minamino që realizoi për të vulosur fitoren (80′).
Ylli i Kosovës, Milot Rashica në këtë takim ishte si inkuadrues duke hyrë në lojë në minutën e 69-të.
Pas kësaj fitore, Liverpool së shpejti do e mësojë kundërshtarin.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...