Google ADS

Liverpool me një këmbë në çerekfinale të Europa League

20:43 | 7 Mars 2024
D.H

Liverpool ka shënuar fitore të thellë në udhëtim tek Sparta Prague me rezultat 5-1 në kuadër të rrethit të parë të 1/8 së finales në Europa League.

Ishte Mac Allister që në minutën e gjashtë nga penalltia arriti të krijoj epërsi fillestare për ‘The Reds’, shkruan Arbresh.info.

Nunez me një supergol në minutën e 25-të dyfishoi epërsinë.

Po i njëjti lojtar në fund të pjesës së parë, realizoi për 3-0.

Në fillim të pjesës së dytë, Bradley shënoi në portën e tij për të ngushtuar epërsinë e Liverpoolit në 3-1.

Por Luis Diaz shtatë minuta më vonë shënoi për 4-1.

Teksa Szoboszlai në minutën e katërt të shtesës vulosi epilogun final për 5-1.

Me këtë fitore Liverpooli është me një këmbë në çerekfinale të Europa League.

Ndeshja e kthimit në Anfield luhet të enjten e ardhshme./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme