Liverpooli do të përballet me Manchester Cityn në edicionin e fundit të Community Shield, pas triumfit të tyre në FA Cup, dhe ndeshja nuk do të zhvillohet në stadiumin e zakonshëm në “Wembley”.
Kjo është një ndeshje e fituesit të Premier Ligës dhe atij të FA Cup dhe do të jetë ndeshja e tretë mes Liverpoolit e Cityt në vitin 2022.
Ndeshja është më e hershme se shumica e sezoneve të kaluara për shkak të Kupës së Botës në Katar që shtyn programin përpara.
Finalja e Community Shield të vitit 2022 do të zhvillohet të shtunën, më 30 korrik, me fillim nga ora 18:00.
Po ashtu, kjo finale do të zhvillohet në stadiumin “King Power” të Leicesterit, i cili është për shkak të finales së Euro 2022 për femra që do të mbahet në “Wembley” në të njëjtën fundjavë.
30 korrik – 18:00, Liverpool – Manchester City (Stadiumi King Power). /arbresh.info/
“Kosova Kosova” brohorasin kadetët dhe ushtarët amerikanë, O...
“Mirror”: Shqipëria, destinacioni më i kërkuar për pushime n...
Borrell zhvillon takim me liderët e Ballkanit Perëndimor të ...
Gërvalla në Takimin e Grave Ministre të Punëve të Jashtme në...
Policia jep detaje për vrasjen e Florim Zeqirit, rasti duke ...
Një i moshuar vdes në një kafiteri në Obiliq, policia nis he...