Sezoni 2021/22 i Ligës së Kampionëve po fillon vërtetë të nxehet.
Fazat e grupeve shpesh mund të ndihen si një formalitet pasi klubet më të mëdha të Evropës “lehtësohen” në garë, por tani po iu dalin ndeshje tejet të vështira edhe prej skuadrave me më pak emër.
Shembulli konkret i kësaj ishte fitorja me rezultat 2-1 e debutuesve të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve, Sheriff Tiraspor kundër Real Madrid.
Tani, pasi janë zhvilluar katër ndeshje në fazën e grupeve të këtij kompeticioni, skuadra si Bayern Munchen, Liverpool, Juventus dhe Ajax janë bërë katër klubet e para që matematikisht kanë siguruar vend në raundin e 16-të, me Real Madridin dhe Chelsean pothuajse të sigurtë që do t’i bashkohen shumë shpejtë.
Ende pa filluar ndeshjes e “Ligës së Kampionëve”, u morrën shumë parashikime mbi fituesin e kësaj gare nga superkompjuterë të ndryshëm, mirëpo kësaj radhe, analsitët ekspert mbi të dhënat e futbollit të “fivethirtyeight.com” kanë dhënë parashikimet e tyre mbi fituesin e kësaj gare.
Çdo klub është renditur me përqindje sipas shansit të mundësive për të fituar.
31. Malmo – 0%
30. RB Leipzig – 0%
29. Dynamo Kiev – <1%
28. Sheriff Tiraspol – <1%
27. Club Brugge – <1%
26. Zenit St. Petersburg – <1%
25. Young Boys – <1%
24. Shakhtar Donetsk – <1%
23. AC Milan – <1%
22. Lille – <1%
21. Sporting Lisbon – <1%
20. Sevilla – <1%
19. Wolfsburg – <1%
18. Benfica – <1%
17. Atalanta – <1%
16. Villarreal – <1%
15. FC Porto – <1%
14. Red Bull Salzburg – 1%
13. Borussia Dortmund – 1%
12. Juventus – 1%
11. Atletico Madrid – 2%
10. Manchester United – 2%
9. Barcelona – 2%
8. Inter Milan – 3%
7. Paris Saint-Germain – 3%
6. Real Madrid – 4%
5. Chelsea – 9%
4. Ajax – 10%
3. Liverpool – 14%
2. Manchester City – 19%
1. Bayern Munich – 25%
Bayern Munchen i Julian Negelsmann është me të vërtetë një forcë e madhe për tu llogaritur.
Jo vetëm që bavarezët janë një nga katër skuadrat që janë kualifikuar në raundin e 16-të, por ata i kanë fituar të katër ndeshjet e kësaj faze me rezultate të thella.
Mirëpo, nuk përjashtohet edhe mundësi për Manchester Cityn dhe Liverpoolin të cilët janë duke kaluar formë tejet të mirë këtë edicion./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...