Liverpool kërkon fitore ndaj Newcastle, për të vazhduar kryesimin në Premier League

17:41 | 1 Janar 2024
D.H

Premier League nuk ndalet asnjëherë me ndeshjen e saj, edhe pse jemi në ditën e parë të vitit të ri, futbolli anglez nuk njeh për pushim ashtu siç e bëjnë ligat e tjera.

Liverpooli luan sonte ndeshjen e radhës ndaj Newcastle United, me fillim nga ora 21:00, shkruan Arbresh.info.

‘The Reds’  kërkojnë fitoren me çdo kusht ndaj ‘laraskave’ për të krijuar një hapësirë mes pikëve ndaj vendit të dytë.

Me një fitore skuadra e Kloppit do të shkonte në plus tre pikë ndaj Aston Villës që është e dyta, plus pesë nga Manchester City dhe Arsenali që mbajnë pozitat tre dhe katër.

Liverpool nuk njeh për humbje nga ky kundërshtarë në “Anfield” që nga viti i largët 1994./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme