Google ADS

Liverpool identifikon lojtarin i cili do ta zëvendësojë Van Dijkun në të ardhmen

21:46 | 28 Shtator 2024
R J

Sipas raportimeve të fundit, Liverpooli tashmë ka identifikuar zëvendësuesin afatgjatë të holandezit Virgil Van Dijk.

Burime nga Football Insider kanë bërë me dije se Marc Guehi është informuar nga miqtë e tij se dëshiron t’i bashkohet një ‘klubi më të madh’ se sa Newcastle United dhe do të ishte i etur të transferohej tek Liverpooli.

‘Të Kuqtë’ me shumë mundësi do ta eksplorojnë tregun për një qendërmbrojtës gjatë viteve në vazhdim pasi Van Dijk po luan vitet e fundit të kontratës së tij.

Newcastle kishte shprehur interesim të madh për Guehin verën e kaluar, por që oferta e tyre u refuzua nga Crystal Palace, pasi bashkëpronari i klubit insistoi se klubi do të pranonte shitjen e tij vetëm për një shumë të majme parash.

Sidoqoftë, Palace mund të pajtohet me shitjen e Guehit verën e ardhshme, pasi lojtari do të futet në dy vitet e fundit të kontratës së tij.

Football Insider ka bërë me dije se Guehi është në dijeni të interesimit nga Liverpooli dhe nuk do të hezitonte aspak për ta pranuar mundësinë për të luajtur për ta.

Liverpooli raportohet se e ka ndjekur yllin anglez verën e kaluar, por ardhja e Arne Slot parandaloi lëvizjen.

Guehi ka luajtur në çdo ndeshje për Crystal Palace këtë sezon, teksa ishte njëri prej lojtarëve më të dalluar të Anglisë në Euro 2024./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme