Sulmuesi brazilian, Roberto Firmino, ka vazhduar kontratën me skuadrën e Liverpoolit.
Ish sulmuesi i Hoffeniham, është duke shkëlqyer nën urdhërat e trajnerit gjerman, Jurgen Klopp, dhe tashmë klubi e ka shpërblyer me një kontratë afatgjate.
Firmino tha për “Liverpoolfc.com”: “Ishte vendim i lehtë”.
“Jam zhvilluar shumë këtu me ndihmën e gjithë ekipit, klub që më ka bërë një tjetër lojtar. Jam shumë, shumë i lumtur këtu”.
Shokët e skuadrës janë fantastik dhe i jam mirënjohës të gjithëve për mundësinë të luaj me ta në këtë klub”.
“Më pëlqen të luaj për Liverpoolin. Tifozët janë të mahnitshëm për mënyrën se si na mbështesin. Na mbështesin gjatë gjithë ndeshjeve dhe ajo që bëjnë në ndeshje, është shumë e bukur”.
Firmino për Liverpoolin deri më tani ka bërë 140 paraqitje, duke shënuar 50 gola. /arbresh.info/
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...