Liverpool-i ka arkëtuar tri pikë të arta në udhëtim të Chelsea, ndeshje e vlefshme për xhiron e dytë të Premierë Ligë-s.
Skuadra e Jurgen Klopp dominoi ndeshjen, derisa fituan me rezultat 0 – 2, shkruan portali arbresh.info.
Në pjesën e parë të dy skuadrat provuan të gjejnë rrugën drejt golit, por nuk arritën t’i konkretizojnë rastet.
Punën u vështirësuan për “Blutë” në minutat shtesë të pjesës së parë (45+1), sepse Christensen u ndëshkua më të kuq pas një ndërhyrje të Sadio Mane.
Ndërsa, gjatë pjesës së dytë “Reds” shënuan dy herë që t’i arkëtojnë pikët e plota.
Një super aksion nga mysafirët bëri që Roberto Firmino të asistoi të Sadio Mane, i cili me super goditje me kokë ‘tundi’ portën e vendasve në minutën e 50-të.
Pas katër minutave, ishte spanjolli Kepa Arrizabalaga, që bëri një gabim trashanik në mbrojtje dhe nga ky rast përfitoi senegalezi që vulosi fitoren.
Tujte, Jorginho kishte rastin e artë nga pika e bardhë, por goditja e tij u ndalua nga portieri Alisson.
Pas kësaj fitore, Liverpool-i ngritët në pozitën e tretë me gjashtë pikë, derisa Chelsea renditët në pozitën e 10 me tri pikë./arbresh.info.
https://twitter.com/YoungQu74385453/status/1307724844537176064
https://twitter.com/MoDjamil/status/1307725613638258690
Haradinaj bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit: Is...
Avokatja e Millosh Pleskoviqit: Nuk kemi asnjë provë që ai k...
Qeveria ndan mjete buxhetore për komunat e Vitisë dhe Kameni...
Zbulohet pllaka përkujtimore për heroin Afrim Zhitia
Një person humb jetën si pasoj e një vetëaksidenti në rrugën...
Kurti jep detaje për ditën e parë të qëndrimit në Zvicër