Liverpool-i prinë garën për shërbimet e yllit të Bayern Munich-ut

15:57 | 29 Tetor 2020
Arbresh Info

Liverpool ka kthyer vëmendjen të mbrojtësi i Bayern Munich-ut, David Alaba që ta transferojë në afatin e janarit.

Austriaku ka kaluar tërë karrierën me “Bavarezët”, por nuk është duke gjetur gjuhën e përbashkët që të rinovojë kontratën, transmeton portali arbresh.info.

Alaba gjatë janarit do i lejohet të nënshkruajë kontratë paraprake, derisa sipas Football Insider, lojtari mund të shitet për një vlerë të ulët.

Juventus-i, Manchester United-i dhe Chelsea ishin të lidhur me Alaba në të kaluarën, por “Reds” tani janë duke prirë garën.

Mbetet të shihet nëse gjiganti anglez në janar do arrijë të transferojë mbrojtësin e kampionit të Evropës./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme