Liverpool është i interesuar për mesfushorin me tipare sulmuese të RB Leipzig, Dani Olmo, sipas “El Nacional”.
Në raport thuhet se Liverpool, Barcelona, Paris Saint-Germian, Juventus dhe Manchester City janë duke mbajtur në sy 23-vjeçarin.
Skuadra gjermane vlerëson Olmon plotë 42 milionë funte, kontrata e të cili skadon në qershorin e vitit 2024.
Spanjolli ka shënuar 12 gola dhe ka regjistruar 14 asistime në 67 paraqitje për RB Leipzig.
23-vjeçari gjithashtu kishte një mesatare të vlerësimit të lojtarëve ‘WhoScored’ prej 6.95 gjatë sezonit 2020-2021 të Bundesligës.
Shifrate sipërpërmendura theksojnë se Olmo do t’i shtonte thellësi dhe cilësi mesfushës së “Reds”./Arbresh.info
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin