Liverpool i gatshëm të transferojë yllin botëror që vlen 50 milionë euro

12:20 | 1 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Liverpool është duke shfaqur interesim për yllin e Lyon, Memphis Depay, për të cilin është i interesuar edhe Tottenham.

Tjetër klub anglez është edhe Manchester United, i cili po dëshiron ta rikthejë lojtarin në “Old Trafford”, transmeton portali arbresh.info.

Holandezi është përmirësuar shumë që nga dështimi i tij në fanellën e “Djajve të Kuq”, gjë që ka shkaktuar të fitojë vëmendjen e gjigantëve anglez.

Media angleze Express, beson që “Reds” dhe Spurs janë dy klubet më me së shumti interesim për lojtarin, kartoni i të cilit pritet të vlejë rreth 50 milionë euro.

Jurgen Klopp mbase nuk po dëshiron të transferojë sulmues të rinj, mirëpo ka pasur disa raportime që kampioni i Evropës është duke provuar ta forcojë pozicionin në të cilin luan holandezi./arbresh.info/

Të ngjashme