Liverpool nuk është i interesuar për të rikthyer në skuadër mesfushorin ofansiv, Philippe Coutinho.
Coutinho është në shitje në merkato dhe kishte raportime që “Reds” synojnë ta rikthejnë përsëri në “Anfield”, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, raportimet e Mirror thonë se lideri momental i Premierë Ligës nuk mendon se braziliani është lojtari i duhur për t’i ndihmuar skuadrës.
Coutinho mbetet i lidhur me kalimin në Premierë Ligë te rivali, Tottenham, pasi Barcelona nuk e do në skuadër, ndërsa Bayern nuk do e aktivizojë mundësinë e blerjes.
Këtë sezon Coutinho ka bërë 22 paraqitje në Bundesliga duke shënuar tetë gola dhe kontribuar me gjashtë asistime./arbresh.info.
Telekomi i Kosovës mban konferencë për media, pjesëmarrës Ku...
Kina, Meksika, Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit...
Protesta e PD-së në Tiranë, 44 të shoqëruar në komisariatet ...
Osmani pritet nga Presidenti i Kolumbisë: Mirënjohëse pafund...
Protesta e opozitës në Tiranë, lirohen 21 protestues
Antonio Costa, më 1 dhjetor zyrtarisht President i KE