Liverpool duket se e ka ‘harruar’ humbjen nga Crystal Palace dhe i është rikthyer fitoreve.
‘Të Kuqte’ e Anglisë mposhtën Fulhamin, me rezultat 1-3, të dielën në kuadër të Premier Legaue-s.
Trent Alexander-Arnold (32’), hapi serinë e golave në këtë ndeshje duke kaluar në epërsi prej 0-1, skuadrën mike.
Megjithatë, Fulham e barazoi rezultatin përmes Timothy Castagne, që u gjend në vendin e duhur dhe me një goditje precize e mposhti Alissonin (45+2’).
Mirëpo, Liverpool ishte shumë herë më e mirë në pjesën e dytë duke e dominuar në të gjitha aspektet.
Ryan Gravenberch realizoi një eurogol për t’i kthyer epërsinë mysafirëve (53’), derisa Diogo Jota (72’), vulosi fitoren e skuadrës së Jurgen Klopp.
Sulmuesi shqiptar i Fulhamit, Armando Duka terë ndeshjen e shikojë nga bankina.
Me këtë fitore, Liverpool merr pozitën e dytë me 74 pikë, aq sa ka edhe Arsenali ndërsa Fulham renditet në vendin e 12-të me 42 sosh./rtk
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...