Google ADS

Liverpool gati ofertën e parë për Rashicën

10:43 | 20 Shkurt 2020
Arbresh Info

Liverpool është duke përgatitur ofertën për sulmuesin e Werder Bremen, Milot Rashica.

23-vjeçari thuhet se është i kërkuar nga “Reds”, pasi Bremen është në zonën e rrezikshme në Bundesligë, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Bild, personalisht trajneri, Jurgen Klopp është duke e shikuar situatën e kosovarit dhe synon ta transferojë në fund të sezonit.

Kampioni i Evropës është i gatshëm të paguajë 31 milionë euro për Rashicën, klauzola e të cilit është 35 milionë euro në Transfermarkt.

Në garë për Rashicën thuhet se janë edhe dy gjigantët gjerman, Bayern Munich e Borussia Dortmund./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme