Google ADS

Liverpool fiton lehtësisht ndaj Southampton, Gerrard siguron edhe fitoren e dytë me Aston Villan

17:55 | 27 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Liverpool ka arritur fitore të lehtë kundër Southampton me rezultat 4-0.

“Reds” kaluan në epërsi qysh në minutën e 2-të të ndeshjes përmes Diogo Jotas.

Jota shënoi sërish në minutën e 32-të për të dyfishuar rezultatin, ndërsa menjëherë pas 5 minutash Thiago Alcantara për rezultatin 3-0.

Ndërsa për rezultatin përfundimtar u përkujdes Virgil van Dijk në minutën e 52-të.

Pas kësaj fitore Liverpool renditet në vendin e dytë me 28 pikë të grumbulluara.

Nga ana tjetër, Steven Gerrard ka siguruar edhe fitoren e dytë si trajner i Aston Villas.

Skuadra e tij fitoi si mysafir i Crystal Palace me rezultat 2-0.

Golin e parë për Aston Villan e shënoi Matt Targett në minutën e 15-të, ndërsa katër minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes, John McGinn dyfishoi rezultatin.

Ndërsa rezultatin për vendasit e ngushtoi, Marc Guehi në minutat e fundit të ndeshjes, por që nuk ishte e mjaftueshme për t’i siguruar së paku një pikë skuadrës së tij.

Pas kësaj fitore, Aston Villa renditet në vendin e 11-të me 16 pikë, po aq sa ka edhe Crystal Palace në vendin e 10-të.

Rezultate e ndeshjeve tjera në Premier League:

Arsenal 2-0 Newcastle United

Norëich City 0-0 Wolverhampton./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme