Liverpool favorit për Kalidou Koulibaly-n

12:27 | 3 Maj 2020
Arbresh Info

Napoli nuk do të pranojë oferta nën vlerën 100 milionë euro për qendërmbrojtësin Kalidou Koulibaly, ndërsa Liverpool është duke prirë garën para Manchester United dhe Real Madrid.

Sipas Gazzetta dello Sport, “Napolitanët” janë të gatshëm t’i dëgjojnë të gjitha ofertat për senegalezin gjatë kësaj merkato verore, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, çmimi i kërkuar nuk do të jetë nën vlerën 100 milionë euro, në krahasim më verën e kaluar që kërkuan 120 milionë euro.

Thuhet se “Reds” janë favorit sepse do të përfshijnë edhe Dejan Lovren në ofertë.

Koulibaly ka kontratë me Napoli-n deri në vitin 2023, mirëpo nuk ka klauzolë të lirimit në kontratë, andaj çdo negociatë duhet të bëhet direkt me Presidentin, Aurelio de Laurentiis./arbresh.info.

Të ngjashme