Liverpool dhe Manchester United janë të lidhur me mesfushorin e Borussia Monchengladbach, Denis Zakaria.
Sipas Sport1, dy klubet e Premierë Ligës janë në kontakte të vazhdueshme me Zakaria, se bashku me Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe Atletico Madrid, transmeton portali arbresh.info.
Në dijeni për interesimin e gjigantëve evropian, Zakaria më herët ka deklaruar se nuk e di të ardhmen.
“Nuk mendoj shumë për të ardhmen. Dua të arrij Ligën e Kampionëve me këtë skuadër”, theksoi ai.
Mesfushori me prejardhje nga Zvicra këtë sezon ka bërë 23 paraqitje në Bundesligë duke shënuar dy gola dhe kontribuar me dy asistime, ndërsa bëri edhe gjashtë paraqitje në Evropa Ligë, por dështoi të shënoi apo asistoi.
Monchengladbach momentalisht renditët në pozitën e pestë në tabelë me 46 pikë, gjashtë me pak se lideri Bayern Munich./arbresh.info.
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen