Google ADS

Liverpool e transferon futbollistin e Real Madridit?

08:56 | 2 Maj 2018
Arbresh.info

Sulmuesi spanjoll i Real Madridit, Lucas Vazquez, ka shfaqur formë të mirë në këtë edicion në skuadrën nga ‘Santiago Bernabeu’, përcjellë arbresh.info.

Futbollisti në fjalë falë paraqitjeve të tij, ka bërë që disa skuadra të interesohen për shërbimet e tij.

Gjiganti anglez Liverpool është lëshuar në sulm për ti siguruar shërbimet e tij.

Afati kalimtar i verës mund të jetë vendimtar për një karrierë të re të Lucas Vazquezit.

Lucas Vazquez që nga viti 2016 është bërë pjesë edhe e Kombëtares së Spanjës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme