Liverpool dhe Manchester United janë dy klubet e fundit që i janë bashkuar garës për shërbimet e mbrojtësit të Bayern Munich, David Alaba.
Austriaku që ka kaluar karrierë të mrekullueshme në “Allianz Arena” në vitet e fundit është duke shikuar për tjetër aventurë, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Don Balon, Alaba është duke iu afruar skadimit të kontratës, e cila i përfundon në vitin 2021 dhe kartoni i 27-vjeçarit prek shifrën e 50 milionë euro.
Real Madrid dhe Barcelona janë të interesuar që nga janari për austriakun, por garës i janë bashkuar edhe Liverpool e Manchester United.
Liverpool dëshiron të këtë një mbrojtës rezervë nëse Andreë Robertson lëndohet, kurse “Djajtë e Kuq” nuk janë kënaqur me përformancat e Luke Shaw, andaj synojnë ta zëvendësojnë./arbresh.info.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...