Bordi i Liverpool ka përgatitur dhe miratuar një kontratë për yllin e Chelseat, Mason Mount.
Chelsea po bën gjithçka që mundet për të mbajtur lojtarin e tyre dhe gjithashtu do t’i ofrojë atij një tjetër marrëveshje të re pasi bisedimet e mëparshme dështuan, shkruan Football Insider.
Mount, 24 vjeç, pëlqehet nga Liverpool për disa kohë dhe menaxheri Jurgen Klopp dëshiron ta ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm.
Liverpool kryeson garën për të nënshkruar Mount edhe pse ata përballen me konkurrencë të fortë nga rivalët e Premier League për nënshkrimin e tij.
Një nga atraksionet e shumta të yllit të gjithanshëm është statusi i tij vendas, një kërkesë kyçe për klubet teksa ndërtojnë skuadrat e tyre në dritaren kryesore të transferimeve.
Mount ka qenë në Stamford Bridge që nga rinia e tij dhe është rritur duke mbështetur dhe luajtur për klubin e tij të fëmijërisë./Arbresh.info/
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...