Klubi anglez pritet të bëjë disa largime në afatin kalimtar të verës.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Liverpool është i gatshëm të largojë nga skuadra dyshen sulmuese Xherdan Shaqiri dhe Divock Origi, transmeton lajmi.net.
Dyshja e sulmit, kanë pasur shumë pak minuta në dispozicion sezonin e kaluar, dhe duket se trajneri i ‘The Reds’ Jurgen Kloop nuk llogaritë më në këta dy sulmues.
Shaqiri dhe Origi të dy kanë pasur momentet e tyre të mira në ‘Anfield’, sidomos në vitin 2019 kur ishin pjesë e rëndësishme e Liverpoolit në fitimin e Ligës së Kampionëve.
Gjigani anglez, pritet të fillojë së shpejti me përforcimet për sezonin e ardhshëm. /Lajmi.net/
Projektligji i mbështetur nga Trump, dështon në Dhomën e Për...
Sot mbahet mbledhja e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës
Çfarë do ndodhë më 23 dhjetor? Berisha zbulon skenarin e pro...
Kosova e mbyll vitin në vendin e 99-të në renditjen e FIFA-s
Dëbimet e emigrantëve në SHBA, arrijnë nivelin më të lartë t...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj