Ka një derbi anglez mes Liverpoolit dhe Manchester United, por kësaj radhe jashtë fushës së blertë.
Mesfushori turk Orkun Kokcu i ka futur në ‘luftë’ dy rivalët e mëdhenj anglez Liverpool dhe Manchester United.
22-vjeçari është duke shkëlqyer me ekipin e parë të Feyenoordit dhe ka qenë ndër më meritorët që kjo skuadër ka fituar titullin e kampionit në Eredivisie.
Kokcu ka zhvilluar 44 ndeshje zyrtare ku ka realizuar 12 gola e ka asistuar në pesë të tjerë në të gjitha garat.
Dail Mail ka raportuar se dy gjigantët anglezë e kanë përcjell prej kohësh mesfushorin turk dhe duan transferimin e tij qysh në afatin kalimtar të verës.
Reprezentuesi turk pasi ka fituar titullin e kampionit në Holandë ka shprehur haptazi dëshirën për tu larguar në mënyrë që ta bëj një hap para në karrierën e tij.
Feyenoord është gati ta lejoj largimin e kapitenit, por synon që nga shitja e tij të fitoj rreth 35 milionë euro.
Përveç Liverpool e Manchester United, interesim për të kanë shfaqur edhe Borussia Dortmund, Juventus, Milan dhe Tottenham Hotspur. /Telegrafi/
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...