Google ADS

Liverpool dhe Atalanta përballen në sfidën çerekfinale të Europa League

16:08 | 11 Prill 2024
D.H

Liverpool dhe Atalanta luajnë sfidën e parë të ndeshjes çerekfinale në Europa League.

Kjo ndeshje fillon nga ora 21:00, shkruan Arbresh.info.

‘The Reds’ janë në kërkim të fitores dhe të vazhdoj rrugën për trofeun e dytë më të rëndësishëm në Evropë.

Të drejtuarit e Klopp në këtë ndeshje hyjnë pas barazimit ndaj rivalit Manchester United në Premier League, kurse Atalanta është mposhtur nga Cagliari 2-1 në Serie A.

Këto dy skuadra janë përballur edhe katër vite më parë në fazën e grupeve të Champions League.

Atëbotë Liverpooli fitoi njërin takim 5-0, kurse në tjetrin triumfues doli Atalanta me rezultat 2-0./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme