Liverpool dhe Arsenal arrijnë fitore me rezultat komod, ndërsa Chelsea siguron tre pikë në minutën e fundit

18:01 | 19 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Liverpool ka arritur fitore me rezultat 3-1 kundër Norëich Cityt, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 26-të të Premier League.

Rezultati në këtë takim u zhbllokua në minutën e 48-të, kur Milot Rashica gjeti golin e parë në Premier League, pikërisht ndaj një kundërshtari siç është Liverpool.

Por, “Reds” nuk u ndalën me kaq dhe sulmuan me të gjitha forcat, ku edhe arritën të rikthejnë rezultatin.

Në minutën e 64-të, Sadio Mane barazoi shifrat, ndërsa menjëherë pas tre minutash, Mohamed Salah i dha epërsinë vendasve.

Për rezultatin përfundimtar të këtij takimi u përkujdes Luis Diaz, i cili shënoi në minutën e 81-të të ndeshjes.

Pas kësaj fitore, Liverpool vazhdon pozicionin e saj në vendin e dytë me 57 pikë, ndërsa Norëich City gjendet në vendin e 20-të me 17 pikë.

Nga ana tjetër, Arsenal ka arritur fitore me rezultat të ngushtë kundër Brentford 2-1.

Goli i parë i kësaj ndeshje u shënua nga Emile Smith Roëe në minutën e 48-të të ndeshjes.

Për të dyfishuar epërsinë e Arsenalit, u përkujdes Bukayo Saka, i cili realizoi gol në minutën e 79-të.

Për rezultatin përfundimtar 2-1, u përkujdes Christian Norgaard, i cili realizoi gol në minutën e fundit të ndeshjes.

Pas kësaj fitore, Arsenali gjendet në vendin e gjashtë me 42 pikë, ndërsa  Brentford në vendin e 14-të me 24.

Ndërsa nga ana tjetër, Chelsea ka arritur fitore si mysafir i Crystal Palace në minutën e fundit.

Ndeshja në përgjithësi u karakterizua me dominim të bluve, por përkundër kësaj, mungonte goli.

Për t’i siguruar tre pikë londinezëve, u përkujdes Hakim Ziyech, i cili shënoi në minutën e 89-të.

Pas kësaj fitore, Chelsea gjendet në vendin e tretë me 50 pikë, ndërsa Crystal Palace gjendet në vendin e 13-të me 26 pikë.

Ndeshje tjera përfunduan me këto rezultate:

West Ham 1 – 1 Newcastle United

Aston Villa 0 – 1 Watford

Brighton 0 – 3 Burnley /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme